Së shpejti promovimi i albumit të Ledrit

Reperi i njohur kosovar Ledri Vula ka gati albumin e tij të ri me titull “1 Goat për ty”.

Përmes një postimi në Instagram, reperi ka njoftuar se albumi do të lansohet më 24 maj.

Promovimi “1 Goat për ty” do të bëhet në një klub nate në kryeqytet.

Të njëjtin titull si albumi “1 Goat për ty”, mban edhe kënga që ai ka lansuar para pak javësh. Kënga ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media

Back to top button