Seanca nisi me mungesë kuorumi në votim
Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit nuk ka arritur të miratojë raportin me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shoqëritë tregtare.
Në votim morën pjesë vetëm 60 deputetë, ku për votuan vetëm deputetët e pozitës, derisa partitë opozitare nuk morën fare pjesë në votim.
Ndryshe, për deputetët e Kuvendit të Kosovës kjo është seanca e fundit për sesionin pranveror.