Seancë gjyqësore për dhunën në Kuvend

Seancë për sulmin që ndodhi më 27 prill në  Maqedoni

Për sot është caktuar seanca gjyqësore në gjykatën Penale për rastin që ka të bëjë me sulmin në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të këtij viti, ku u sulmuan fizikisht deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarët.

Seanca e parë u shty për shkak të mungesës së të akuzuarit të parë Angele Zafirovski i njohur si Bate Gele i cili është njëri nga nëntë të akuzuarit për “pjesëmarrja në grup që kryen vepër penale”.

Në gjykatë janë paraqitur: Dimçe Hristovski, Donço Vasilevski, Stojan Pavllovski, Aleksandar Stojçev, Mirçe Cvetkovski, shkruan tv21.tv.

Nga tridhjetë të akuzuarit që është ngritur akuz , ndaj dy prej tyre rëndon akuza e “tentim vrasjes” ndaj deputetit Zijadin Sela./21Media

Back to top button