Vdekje e dyshimtë në Klinë

Raportohet se është helmuar me preparate dezinfektuese

Një grua është gjetur pa shenja jetë mbrëmë në fshatin Bokshiq të Klinës bën të ditur policia.

Siç njofton ky institucion, dëshmitari  ka raportuar se gruaja e tij gjersa ka qenë duke pastruar me preparate dezinfektuese është helmuar dhe ka vdekur.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./21Media

Back to top button