Sejdiu: Shteti nuk mund të jetojë vetëm prej doganës

Fatmir Sejdi tha se ekonomia e qëndrueshme duhet të jetë prioritet i Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu për nder të shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në RTV21 tha se në Kosovë për këtë dekadë është punuar por, gjithnjë duhet të ecim me hapa të sigurt.

Sa i përketë zhvillimeve që janë bërë deri më tani, Sejdiu pohoi se është pritur shumë më shumë duke thënë që secili ka një ideal mirëpo, sipas tij Kosova ka kapërcyer shumë hendeqe të rëndësishme për zhvillimin e saj.

Ndërsa, sa i përket prioriteteve që Kosova duhet të ketë në dekadën e dytë ish-presidenti Fatmir Sejdiu theksoi zhvillimin ekonomik.

“Një shtet normal natyrisht nxjerr prioritetet por, nuk len anash fushat tjera të jetës. Për ne është tepër e rëndësishme një ekonomi e qëndrueshme”, tha Sejdiu, shkruan rtv21.tv

Ai tha se shteti nuk mund të jetojë vetëm prej doganës.

“Balansin nuk e kemi të mirë, kemi më shumë importe se sa eksporte shteti nuk mund të jetojë vetëm prej doganës”, theksoi Sejdiu në një intervistë për RTV21.

Fatmir Sejdiu tha se ka një tezë duke thënë se shteti i së drejtës nuk ndërtohet nga pushteti gjygjësorit, sistemit prokurial apo të ndjekjes por me edukatën, punën që bëhet në shkolla, familje etj.

Më 10 shkurt të vitit 2006, pas rethit të tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetari i dytë i Kosovës. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Fatmir Sejdiu rizgjedhet më 9 janar 2008 për një mandat të dytë pesëvjeçar. Ai kështu u bë presidenti i parë i Republikës së Kosovës së pavarur. Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës më 27 shtator  të vitit 2010./21Media

Back to top button