Kaloni te përmbajtja kryesore

Azemi iu drejtohet me pyetje Kurtit e Muratit: Kur do t’i shpërndani 100 euro për sektorin privat

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, u është drejtuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me shtesën prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Azemi ka kërkuar sqarime se kur pritet të bëhet shpërndarja e këtyre mjeteve

“Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurove të paraparë me këtë pako, andaj ju kërkojmë sqarime zyrtare se kur pritet të bëhet shpërndarja e kësaj mbështetjeje financiare për përfituesit e kësaj mase”, thuhet në shkresë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button