Sekretari i shëndetësisë këmbëngul: “AstraZeneca” e sigurt

 

Vaksina “AstraZeneca” kundër Covid-19 është e sigurt, kështu ka thënë sekretari i shëndetësisë, pasi disa kombe evropiane ndaluan përdorimin e saj pas shqetësimeve për mpiksjen e gjakut.

Sekretari i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, Matt Hancock u bëri thirrje njerëzve që “të dëgjojnë rregullatorët” dhe të “marrin vaksinën” sa më shpejt që të kenë mundësinë.

Rreth 13 vende kanë pezulluar përdorimin e vaksinës ndërsa kërkojnë sqarime të mëtejshme mbi sigurinë e saj, transmeton rtv21.tv.

Por vëzhguesi i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar, MHRA, ka thënë se provat “nuk sugjerojnë” se vaksina shkakton mpiksje.

Rreth 17 milionë njerëz në të gjithë BE dhe MB kanë marrë një dozë të vaksinës, ka me më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar, tha prodhuesi “AstraZeneca”.

Sipas tyre numri i rasteve të mpiksjes së gjakut të raportuara ishte më i ulët se qindra raste që do të priteshin në mesin e popullatës së përgjithshme.

Në një përpjekje për të qetësuar publikun britanik, Hancock theksoi se MHRA, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave të gjithë thonë se vaksina është e sigurt./21Media

Back to top button