Sekretari i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar e cilëson Putinin si kriminel lufte

Sekretari i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Sajid Javid e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putinin “një kriminel lufte”, duke i bërë jehonë fjalëve të presidentit amerikan Joe Biden.

“Të mos gabojmë, Vladimir Putin është një kriminel lufte. Ai është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo dhe ai do të mbahet përgjegjës”, ka thënë Javid, shkruan BBC.

Kremlini e ka quajtur përdorimin e frazës nga Biden si “retorikë të pafalshme”./21Media

Back to top button