Sekretarja e Jashtme e Britanisë thërret ambasadorin rus
Sekretarja e Jashtme, Liz Truss thotë se ka thirrur ambasadorin e Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar për të “shpjeguar pushtimin e paligjshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia”, transmeton rtv21.tv.
“Ne do të vendosim sanksione të rënda dhe do të mbledhim vendet në mbështetje të Ukrainës”, shkroi Truss në Twitter.
Kryeministri, Boris Johnson pritet të shpallë sanksione më të ashpra kundër Rusisë gjatë ditës së sotme./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?