Sekrete për të shmangur pickimin e mushkonjave

 

Bashkëjetesa jonë me mushkonjat jo vetëm që është e bezdisshme, por mund të jetë edhe e rrezikshme. Ka më shumë se 3,500 specie të ndryshme mushkonjash në natyrë. Disa prej tyre transmetojnë te njerëzit viruse, baktere dhe parazitë që shkaktojnë malarja deri dhe  infeksionin e virusit të Nilit Perëndimor. Por si mund të mbrohemi na mushkonjat? Ja çfarë sugjerojnë ekspertët:

Mbani larg shtëpisë ujin e ndenjur

Mushkonjat mund të shumohen në vetëm 14 ditë në një sasi minimale uji , në ulluqe dhe kudo ku ka ujë të ndenjur.

Mbani mushkonjat jashtë

Vendosni perde apo rrjetë mushkonjash në dritare dhe dyer kur i mbani të hapura.

Përdorni  ilaç kundër insekteve

Vetëm kujdes për acarimin e lëkurës dhe shmangni spërkatjen e kimikateve rreth syve ose gojës. Jonathan Day, një studiues i mushkonjave në Universitetin e Florida, sugjeron spërkatjen në kyçet e këmbëve dhe shputat. Këto janë zona me lëkurë më të butë që mushkonjat zakonisht preferojnë.

Vishni veshje me ngjyra të hapura, veçanërisht kur jeni jashtë

Ngjyrat e errëta (e zezë, blu e thellë dhe e kuqe e thellë) bien në sy, duke tërhequr kështu mushkonjat.

Back to top button