Violetë Kukaj feston ditëlindjen

 

Këngëtarja e njohur, Violetë Kukaj sot feston ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Këtë ajo e bëri të ditur përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku publikoi urimet e marra nga miqtë dhe familjarët e saj por, nuk tregoi se sa vite mbushi sot.

 

Ka vite të tëra që Violeta Kukaj është pjesë e skenës muzikore dhe ende vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut.

Talenti për muzikën, paraqitjet elegante në skenë dhe ëmbëlsia e saj janë vetëm disa virtyte për të cilat komplimentohet vazhdimisht këngëtarja.

Kënga e fundit e Violetës është kënga kushtuar dëshmorëve, e cila titullohet, “Nasuf e Tahir Gashani” që e publikoi në muajin prill./21Media 

Back to top button