Zogaj: Oda e Afarizmit e përkrah taksën.-Piraj: Taksa të vazhdojë për shkak të gjendjes politike

Zogaj: Oda e Afarizmit e përkrah taksën.-Piraj: Taksa të vazhdojë për shkak të gjendjes politike

Sektori minierave dhe mineraleve në Kosovë po përballet me probleme të shumta në  të bërit biznes për shkak të disa udhëzimeve administrative që nuk janë në përputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet. Anëtari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Hysni Zogaj tha se problemet më të theksuara janë taksat e dyfishta, kufizimi i koncesioneve në pesë hektarë dhe në pesë vjet, si dhe taksa tjetër shtesë prej 2 mijë euro në vit. Anëtarët e Odës së Afarizmit u deklaruan edhe për taksën mbrojtëse 100% në prodhimet nga Serbia dhe BH. Ata mendojnë se nëse taksa mbetet në fuqi kompanitë prodhuese vendore do të zhvillohen edhe më shumë./21Media