Murtezaj: ATK e palëkundur në zbatimin e legjislacionit tatimor
Murtezaj ka filluar vizitat në drejtoritë rajonale të ATK-së
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj sot ka nisur vizitat në drejtoritë rajonale të ATK-së, ku fillimisht ka vizituar Drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtoritë rajonale Prishtina 2 dhe Prishtina 3, ka njoftuar Administrata Tatimore e Kosovës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim, Murtezaj ka folur për planet e këtij viti, për të cilat ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm në arritjen e realizimit të tyre, njëkohësisht ka kërkuar ofrim të shërbimeve kualitative për tatimpaguesit.
“Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ai tha se ATK është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë”, ka thënë Murtezaj.
Ndër të tjera, ai ka porositur drejtuesit e këtyre drejtorive, që të kenë parasysh se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë mënyrat e vetme, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit dhe njëherit në ngritjen e mërqinjës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Këto vizita po realizohen në kuadër të planifikimit të vizitave nëpër drejtoritë rajonale të ATK-së, me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe efikasitetit./21Media