Sektori privat të premten në protestë

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës mbajti takim me kryetarë të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi përmes një shkrimi në “Facebook” ka lajmëruar se të premten do të protestohet para komunës së Prishtinës, për rritjen e pagave.
“Sot u mbajt takimi me kryetar të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik që menaxhohen nga kompanitë private , ku u mor vendim që të premten të protestohet para komunës së Prishtinës , për rritjen e pagave”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Back to top button