Sekuencë nga kënga e re e Diona Fonës dhe Romeo Veshaj
Artistët, Diona Fona e Romeo Veshaj së shpejti do të vijnë në bashkëpunim.
Përmes Instagramit, dyshja njoftuan se “Amante” titullohet projekti që solli në duet ata të dy.
Sekuencë nga kënga e re, Diona e Romeo kanë publikuar në Instagram.
Ndjekësit u shprehën se mezi presin ta dëgjojnë të plotë këngën.
Një datë publikimi nuk është bërë e ditur.
View this post on Instagram
E fundit nga Diona “Zari” është pritur mjaft mirë. Ndërkohë që edhe projektet e fundit të Romeos u pëlqyen nga publiku./21Media