Sekuestrimi i 570 kg kokaine në Spanjë, shkon në 6 numri i shqiptarëve të arrestuar
Ka shkuar në 6 numri i shqiptarëve të arrestuar nga policia spanjolle, pas sekuestrimit të rreth 570 kg kokainë në dy ngarkesa të ndryshme të lidhura me njëra-tjetrën në Denia dhe në Puig.
Fillimisht ranë në pranga 3 britanikë dhe 2 shqiptarë, të cilët shkëmbyen 280 kg kokainë. Shqiptarët i dorëzuan kamionin plot me drogë britanikëve, të cilët u kapën gjatë përplasjes me makinën e policisë në Denia. Edhe pse të nesërmen u tha se ngarkesa tjetër prej 290 kg kokainë u gjet në ‘Audin Q5’ të dy shqiptarëve, ne fakt policia ka saktësuar se ajo u gjet në një banesë në Puig në Bashkinë e l’Horta Nord.
Policia spanjolle arrestoi në Lliria kreun e grupit kriminal, një shqiptar banues në Mas Camarena në Bétera si dhe “lietnantin” e tij, po shtetas shqiptar, banues në l’Eliana. Operacioni ka vijuar edhe në Valencia dhe në Massamagrell, ku janë arrestuar dy shqiptarë të tjerë./vizionplus