Kaloni te përmbajtja kryesore

Sekuestrimi i mbi 10 kilogramëve kokainë, Sveçla: Të gjithë do të sillen para ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reguar pas sekuestrimit të mbi 10 kilogramëve kokainë në vlerë 450 mijë euro në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë. Sveçla ka bërë të ditur se i dyshuari i cili është arrestuar është i përfshirë në aktivitete të shumta kriminale.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka përgëzuar edhe policinë për aksionin e tyre të suksesshëm.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionin e suksesshëm që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë euro, 1445 eurove, 8970 dinarëve, dy telefonave celularë, 17 kartelave grafike për prodhimin e kriptovalutave, si dhe me arrestimin e të dyshuarit i cili rezulton të jetë i përfshirë në aktivitete te shumta kriminale”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka shtuar se të gjithë që kryejnë vepra penale do të sillen para ligjit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button