Sekuestrohen 115 kg kafe, arrestohen 61-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 61 vjeçar pasi që të njejtit i është gjetur dhe sekuestruar 115 kg kafe.
Përveç të dyshuarit po procedohet penalisht edhe gruaja e tij A. G., pasi që kjo e fundit nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte.
Policia rastin e ka cilësua si ”Fshehje e të ardhurave”, ”Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, ”Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe ”Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, shkruan oranews.
”U bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit V. H., 61 vjeç dhe u procedua  penalisht bashkëshortja e tij, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tyre, në rrugën ”Petro Nini Luarasi”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 115 kg kafe, e cila dyshohej se ishte kontrabandë”, bëhet e ditur nga policia.
Materialet e konfiskuara i janë dërguar Prokurorisë.

Back to top button