Sekuestrohen 14 motorçikleta nga policia në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ka sekuestruar 14 motoçikleta.
Përmes një njoftimi për media nga policia thuhet se sekuestrimi është bërë në kuadër të planin operativ “Motoçikletat 2025”, i cili është duke u realizuar nga data 20 maj.
“Gjatë realizimit të këtij plani janë sekuestruar: katërmbëdhjetë (14) motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për kundërvajtësit janë lëshuar gjoba për kundërvajtjet: mosposedimi i lejes për vozitje, mosposedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje tjera”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ndaj këtyre kundërvajtësve janë shqiptuar 40 gjoba. /21Media