Kaloni te përmbajtja kryesore

Sekuestrohen 2 mijë euro të falsifikuara në Podujevë

Dy persona janë arrestuar në Lluzhan të Podujevës, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 2 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

“Fsh. Lluzhan, Podujevë 21.11.2025 – 01:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre i janë gjetur dhe sekuestruar 2000 € para që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button