Sekuestrohen 39 kg drogë

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 39 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa

Sipas njoftimit të policisë, më datë 20.06.2017, punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije në Shqipëri gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavije, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati kanë konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy çanta shpine ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike. Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar.

Por të tre shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat. Në brendësi të çantave kishte lëndë narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 39 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia Kufitare në badhkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave. Materialet i kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Back to top button