Sekuestrohen 4 kg kanabis në Fier

Policia e Fierit ka sekuestruar 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe ka vënë në pranga 4 shtetas.
Në kuadër të operacionit policor të koduar  “Seman”, në Bypass-in e Fierit, u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”, 4 shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike cannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.
Të arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, janë shtetasit: Gersi Zika, 34 vjeç, banues në Tiranë, Arsen Meta(Bajramaj), 29 vjeç, banues në Ballsh, Jozo Kozmaj, 25 vjeç, banues në Topojë, Fier, Anxhelo Doçia, 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./oranews

Back to top button