Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri

Veprimtaria kriminale, pastrim i parave

Janë sekuestruar disa pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë të Shqipërisë dhe këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj L. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

I njëjti ka qenë i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Të dyshuarit i janë sekuestruar dy apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, një pemishte në Radhimë, dy automjete dhe dy llogari bankare. Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 500 mijë euro.

Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Back to top button