Sekuestrohen armë dhe municion në Janjevë, arrestohet një person

Një person u arrestua sot në Janjevë të Lipjanit, ndërsa u sekuestruan armë dhe municion.
“Nga ana e policisë është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.”, u bë e ditur në njoftim.
Policia bëri të ditur se gjatë operacioni janë sekuestruar: Tri granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta, 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm, 7 fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47, dy karikatorë të pistoletës./21Media

Back to top button