Sekuestrohen dy armë në Barilevë

 

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë në fshatin Barilevë të Prishtinës. Kjonu bë e ditur na një njoftim nga policia.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Barilevë, nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar : një revole (tipi zoraki) dhe një thikë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./21Media

Back to top button