Sekuestrohen dy armë zjarri dhe substanca narkotike

Nga zyrtarët policor në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë, është shoqëruar në stacion policor një person, pasi gjatë një kontrolli rutinë, i janë gjetur një armë zjarri (Zoraki) dhe një sasi e substancës narkotike.

Sipas Policisë, ndaj personit të dyshuar A. G, mashkull, 19 vjeç, është hapur rast për veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge.

“Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme gjuetie, është realizuar nga njësitet policore të Obiliqit, në rrugën “Çlirimi”, në Mazgit. Lidhur me këtë rast është shoqëruar për intervistim në polici i dyshuari A.A , mashkul, 52 vjeç, dhe ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njofitm.

Back to top button