Sekuestrohen dy avionë të një oligarku rus

Dy avionë privatë në pronësi të një oligarku rus të sanksionuar janë sekuestruar nga qeveria britanike.
Avionët që i përkisnin manjatit miliarder të naftës, Eugene Shvidler ishin nën hetim në aeroportet Farnborough dhe Biggin Hill për tre javë.
Sekretari i Transportit, Grant Shapps, tha se miqtë e Putinit nuk duhet të shijojnë luksin, ndërsa njerëz të pafajshëm vdesin në Ukrainë.
Shvidler u sanksionua për lidhjet e tij të biznesit me pronarin e Chelsea FC Roman Abramovich.
Pasuria e tij neto është vlerësuar në 1.2 miliardë £, thotë qeveria, ndërsa avionët e sekuestruar besohet të kenë vlerë deri në 60 milion dollarë (45 milion £)./21Media

Back to top button