Vetura ikonike e Cimës para Ministrisë së Kulturës

 
Në një vjetorin e vdekjes, humoristi Rasim Thaçi- Cima u përkujtua nga Ministria e Kulturës bashkëme  anëtarët e familjes, miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti vajza e Rasim Thaçit, Adelina, e cila falenderoi ministrin për organizimin dhe të pranishmit për prezencën, ndërsa shtoi se ndjehet krenare me veprimtarinë që la pas babai i saj “Sa herë t’kujtojmë ne në familje – e sa here të kujtojnë njerëzit e këtij nënqielli babë, na kthehet fuqia, optimizmi, buzëqeshja dhe dashuria për njeriun e këtij vendi dhe për këtë vend” shtoi ajo.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, u shpreh se vdekjen e Cimës e kishte përjetuar rendë duke qenë edhe në ditët e tij të para në këtë detyrë.
“Jemi këtu për ta kujtuar personalitetin e tij, veprën e tij edhe gjithë gjurmët e pashlyeshme që i ka lënë mbrapa dhe për cilat besoj që ju si familje jeni krenar, por edhe ne si institucione dhe si shoqëri jemi krenar. Cima ka qenë jo vetëm një pjesëtar i komunitetit artistik, por aktivist i kombit dhe kulturës pjesë e një rezistencë të përgjithshme të popullit tonë.. Për mua është posaçërisht e vështirë sepse në ditët e para të marrjes së detyrë jam përballur me lajmin për vdekjen e tij ka qenë moment i rendë nuk ka qenë forma ma e mirë për me e nis detyrën, punën…(03:00) Ai jeton me veprat e tij ne e kemi për detyrë jo vetëm ta kujtojmë, por për ta dokumentuar veprën e tij”, u shpreh Çeku.
Rasim Thaqi- Cima vdiq në më 26 mars të vitit 2021 bë në moshën 72 vjeçare nga Covid-19./21Media

Back to top button