Sekuestrohen dy granata me ndezës të montuar, arrestohet një 52 vjeçar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, sot në fshatin Kallmet arrestuan një shtetasin A.K, 52 vjeç që mbante në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar.
Policia e Shtetit Shqiptar informoi se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button