Sekuestrohen mbi 1.3 ton kokainë

Operacioni vazhdon

Një sasi e madhe kokaine, më shumë se 1 ton, është sekuestruar në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi.

Droga u gjet në një banesë në qytetin Astakos. Zougla.gr informon se sasia e drogës së sekuestruar arrin në 1.3 ton.

Policia ka bërë arrestimet dhe se dyshohet se droga i përkiste një grupi shqiptarësh, por CNN grek dhe mediat e tjera nuk bëjnë të ditur nacionalitetin e të arrestuarve. Operacioni është duke vazhduar.

Back to top button