Sekuestrohen mbi 80 kg drogë, arrestohen 7 kosovarë dhe një shtetas i Turqisë

Shtatë persona janë arrestuar dje gjatë një operacioni në pikën kufitare në Han të Elezit, ndërsa janë sekuestruar 83 kg e 592 gramë substanca të dyshuara narkotike, të cilat dyshohet të jenë heroinë.
Policia ka informuar se gjashtë prej të arrestuarve janë kosovarë, ndërsa njëri është shtetas i Turqisë.

“Pas disa veprimeve operativo-hetimore gjatë një operacioni  policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në pikën kufitare në Hanë të Elezit është ndaluar një kamion me targa të Turqisë, gjatë kontrollit  në të janë gjete dhe sekuestruar 83 kg 592 gr substanca të dyshuara narkotike të cilat dyshohet të jenë heroinë. Në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona meshkuj gjashtë prej tyre kosovar dhe një shtetas i Turqisë, janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme.”, ka informuar policia.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus, një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 denarë të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë dhe disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë.

“Të gjithë personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.”, ka informuar policia./21Media

Back to top button