Kaloni te përmbajtja kryesore

Sekuestrohen medikamente në Skenderaj

Dogana e Kosovës sotka sekuestruar barna të pazhdoganuara në një barnatore në Skenderaj.

Dogana ka njoftuar se ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës.

“Pas pranimit të informatave nga qytetarët, zyrtarët e Doganës kanë kryer një kontrolle në një barnatore. Kontrolli ka zbuluar mallra, respektivisht barna të pa zhdoganuara (pa banderolla) në sasi të konsiderueshme. Të gjitha mallrat janë konfiskuar.”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button