Sekuestrohen rreth 270kg mish të papërdorshëm

Policia e Kosovës ka sekuestruar 270 kilogramë mish në pikëkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri nga dy shtetas shqiptarë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në njërin automjet, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kilogramë mish, ku njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i papërdorshëm.

Ndërsa, në një tjetër automjet, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 150 kilogramëve mish, që po ashtu është konstatuar se është i papërdorshëm.

Bëhet e ditur se te dy rastet, me vendim të prokurorit kanë vazhduar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button