Sekuestrohet marihuanë në vlerë prej 150 mijë eurove

Janë kapur 3 çanta me 54 paketime marihuanë në vlerë prej 150 mijë eurove, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
Janë arrestuar 5 persona, e në mesin tyre janë edhe 2 ish punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Hetimi ka filluar që nga muaji i kaluar nga ana e Departamentit të policisë për kriminalistikë dhe Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar, drejt disa personave të përfshirë në organizimin e transportit ndërkombëtar të marihuanës nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Republikës së Greqisë. Organizator i grupës kriminale i përfshirë në transportin ndërkombëtar të marihuanës është M.A (50) nga Gjevgjelia.
“Gjatë hetimit janë marrë informacione dhe të dhëna se këta persona në periudhën nga 19.07.2021 do të organizojnë transport të një sasie më të madhe të marihuanës nga Shqipëria deri në Strugë e pastaj deri në Gjevgjeli, me qëllim që marihuana të arrijë në Greqi. Më 22.07.2021 I.K(37) nga Gjevgjelia, Z.B (52) nga fshati Grçishte, Vallandovë dhe D.S(27) nga fshati Marvince me automjet “Opel vektra” me targa të Gjevgjelisë janë drejtuar drejt fshatit Jankovec-Resnjë, ku kanë realizuar takim me D.D(38) nga fshati Livadhi, Strugë, i cili në vendin e ngjarjes ka arritur me “Opel vektra” me targa të Resnjës, me të cilin D.D e ka sjell marihaunën. Automjeti është marrë nga D.S dhe është drejtuar nga fshati Jankovec në drejtim të Gradsko, ndërsa I.K dhe Z.B me automjetin me targa të Gjevggjelisë kanë lëvizur para tij në rolin e pastruesit të rrugës”, thonë nga MPB./TV21

Back to top button