Rreth 2 mijë eksponate në Muzeun e kristaleve në Mitrovicë

 
Në Stantërg të Mitrovicës gjendet Muzeu i kristaleve dhe mineraleve që ka rreth 2 mijë eksponate të cilat janë ndër më uniket në Evropë.
Ky muze është themeluar në vitin 1964 dhe konsiderohet si krenaria e Kosovës për bukuritë e kristaleve dhe mineraleve të llojeve të ndryshme.
Muzeu i kristaleve është pikë ndalese për shumë vizitorë.
Ibrahim Musa nga ky muze tregoi se në muze vinë vizitorë nga vendet e ndryshme si Japonia, Afrika, Kina, Brazili dhe Kanada./21Media 

Back to top button