Sekuestrohet një armë në Skenderaj

Policia sonte ka sekuestruar një armë në Skenderaj.
“Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ’’Fadil Rrustemi’’ në Skenderaj, në kohën kur Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) po realizonte një pikë kontrolli me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me dy (2) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.”, ka informuar policia.
Lidhur me rastin, siç ka bërë të ditur policia, është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.”, ka informuar tutje policia./21Media

Back to top button