Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetura del nga rruga, lëndohet nëna dhe vajza 5 vjeçare

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku të lënduara kanë mbetur nënë e bijë.
Policia ka bërë të ditur se në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë lënduar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe dhe vajza 5 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident./Oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button