Sekuestrohet sasi me lëndë narkotike, dy të arrestuar, një në kërkim

Policia e Shtetit Shqiptar ka informuar se sot në Tiranë ka arrestuar dy persona, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, si dhe ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.
Policia ka informuar se ka arrestuar shtetasin, J. A, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis, si dhe shtetasin tjetër, E. B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.
Sipas njoftimit, është sekuestruar një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celularë.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës. Si dhe u shpall në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntori i dy shtetasve të lartpërmendur.”, ka bërë të ditur policia.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button