Sekuestrohet vetura “Land Rover” në kufirin Kosovë-Shqipëri, rezultoi e vjedhur në Itali

Është identifikuar dhe sekuestruar një veturë në kufirin Kosovë-Shqipëri, e cila ishte raportuar e vjedhur në Itali.
Në njoftim e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se “me datën 28.07.2022 rreth orës 13:00, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet  U.R., viti i lindjes 1992.  Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollimit të veturë dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur”.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021.
Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet”, thuhet në njoftimin për media.
Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejme./21Media

Back to top button