Figurat nga Lego-t me dukje të ekipit futbollistik të lojtareve angleze

Parkut Uindsor të mbushur me figura nga Lego-t iu shtuan edhe disa figura të tjera nga këto tulla. Ato janë të antareve të ekipit futbollistik anglez të femrave, Lionesses.
Këto figura nga Legot i ndërtuan dy artistë.
Numri i tullave që u shfrytëzua për ndërtim të tyre është 874.
Përgjegjësja për ndërtimin e këtyre figurave, Paula Laughton, ka treguar rreth punës së vështirë që kanë bërë në krijimin e tyre.
Ajo ka thënë se janë inspiruar nga tregimi për ekipin futbollistik të femrave në Angli, Lionesses. Qëllimi i tyre me këtë punë është se kanë dashur të bëjnë kopje me tullat lego të të gjitha lojtareve këtu në Miniland, që vizitorët atje të shohin punën e tyre.
Laughton ka thënë se në ndërtimin e figurave ka shpenzuar 874 tulla lego, ndërkaq në ndërtimin e tyre kanë punuar dy artistë. Njëri prej tyre ka punuar në detalet me flokë, e tjetri me trupa të tyre. Kështu, i kanë bërë bashkë. Sipas saj, tërë puna është bërë për 16 orë.
Laughton ka treguar se çdo figurë lojtareje u punua me nga 38 tulla lego.
Ekipi futbollistik anglez i femrave i punuar nga tullat lego do të qëndrojë i ekspozuar në Uindsor gjatë këtij sezoni veror.
Parku Legolend i Uindsor u hap me 17 mars të vitit 1996. Në të ndodhen atraksione të krijuara nga tullat Lego, dedikuar për fëmijë të moshave nga tre deri në dymbëdhjetë vjeç.
Parku zakonisht qëndron i hapur për viztorët prej muajit mars deri në nëntor./21Media
VIDEO

Back to top button