Sela të hënën i rikthehet jetës politike

Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela po i rikthehet jetës politike pas incidentit të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Ai të hënën do të mbajë konferencë për shtyp në ora 13:00 në selinë e LR-PDSH-së në Tetovë. Kjo do të jetë konferenca e tij e parë pas sulmit të 27 prillit në Kuvend ku Sela u lëndua më së shumti, shkruan TV21.TV

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari në profilin e tij në “Facebook’’, ka theksuar se “shqiptarët nuk bien lehtë dhe se për inat të kriminelëve dhe për gëzimin e çdo shqiptari e mik shqiptari Ziadin Sela po rikthehet”./21Media

Back to top button