Franca e përshëndet vendimin e Ivanovit

Në kumtesën e Francës thuhet se dhënia e mandatit ishte e rëndësishme që Maqedonia të dalë nga kriza politike

Franca e ka përshëndetur vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që t’ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, thuhet në kumtesën e Ambasadës së Francës në Shkup, shkruan Tv21.tv

“Kjo është mjaft e rëndësishme që vendi të dalë nga krizë politike” dhe shpresojnë që së shpejti të formohet Qeveria e re.Franca i fton të gjithë forcat politike të cilët janë në Kuvend që të vendosin dialog konstruktiv në korniza të institucioneve, kështu që autoritetet e ardhshme për kohë të shkurtë të fillojnë që t’i zbatojnë reformat urgjente, prioritare për stabilizimin e vendit dhe zhvillimin në rrugën drejt euro-integrimit”, thuhet në kumtesë./21Media

Back to top button