Selakoviq e sheh të vështirë dialogun me Kosovën derisa Kurti është në krye të Qeverisë

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq ka thënë se derisa Albin Kurti është në krye të Qeverisë së Kosovës, nuk do të ketë dialog në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai këtë deklaratë e bëri në RTS ka thënë se temë qendrore gjatë bisedimeve me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar të cilët do të vijnë në Serbi javën e ardhshme, do të jetë çështja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe gjithçka që i rëndon ato marrëdhënie në rrugën e normalizimit.
”Qëndrimi ynë dhe ajo që nuk ndryshon është se ne jemi gjithmonë të gatshëm të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë, por neve e kemi të qartë se që kur Kurti ka qenë në Prishtinë dhe meqë pyetet ai, nuk ka pasur dialog dhe ndoshta nuk do të ketë, përderisa ai vendos”, ka thënë Selakoviq si i ftuar në lajmet e mëngjesit të RTS.
Ai theksoi se Beogradi është i përkushtuar për dialog, se ruajtja e paqes dhe stabilitetit, por edhe e interesave të tyre në Kosovë është prioritet.
Duke e komentuar situatën e trazuar në rajon Selakoviq ka thënë se Serbia do të jetë një fqinj i mirë që do të përpiqet të zhvillojë marrëdhënie të mira, të përqendrohet në pikat ku i ka të njëjtat pikëpamje dhe interesat e përbashkëta./21Media

Back to top button