Vodhën 13 motoçikleta dhe biçikleta, arrestohen dy hajdutë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët vidhnin motoçikleta dhe biçikleta dhe më pas i shisnin.
Në kuadër të operacionit të koduar “Red Jacket” u bë arrestimi i shtetasve  E. Gj., 41 vjeçar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe D. D., 19 vjeçar, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme kryenin vjedhje biçikletash dhe motoçikleta. Pasi afroheshin në vendqëndrimet e biçikletave ose motomjeteve, mbikqyrnin lëvizjet e qytetarëve që i parkonin në këto pika, më pas i vidhnin dhe me një mjet të marrë me qira, i transportonin drejt Fushë-Krujës dhe Milotit, për ti shitur, shkruan ora news.
Të dyshuarit janë autorë të 13 vjedhje të motoçikletave dhe biçikletave./21Media

Back to top button