Selena Gomez dhe Hailey Bieber pozojnë bashkë për herë të parë

Selena Gomez dhe Hailey Bieber ua dëshmuan të gjithëve se “nuk kanë hatërmbetje” ndaj njëra-tjetrës.
Dyshja bën fotografinë e parë bashkë në në Los Angeles të dielën.
“Selena dhe Hailey ishin të lumtura, ishin në rregull me praninë e njëra-tjetrës”, tha një burim.
“Ato kanë vazhduar me jetën e tyre dhe janë të lumtura. Donin t’i tregonin botës së janë në rregull me njëra-tjetrën”, shtoi burimi.
Justin Bieber – bashkëshorti i Hailey, thuhet se është i lumtur që kanë ato të dyja kanë arritur të përmirësojnë marrëdhënien e tyre.
Hailey për një kohë të gjatë ka qenë “qendër e mesazheve fyese” nga ndjekësit.
Pavarësisht kësaj, Hailey me këmbëngulje vazhdimisht ka potencuar se nuk ka asnjë problem me Selenën, gjë që u dëshmua edhe me anë të fotografisë./21Media

Back to top button