Arrestohet personi që shtiu me armë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:25 në një lokal në rrugën “Wesli Klark” në Ferizaj.
Të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, ndërsa në dyshemenë e lokalit është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button