Selimi: Supermarketet e Kosovës patën fitim rekord gjatë vitit 2024, ndoshta duhet bojkot si në Kroaci

Në Kroaci, tash e disa javë qytetarët po bojkotojnë marketet e mëdha për shkak të çmimeve të larta.
Sipas ish-kryediplomatit Petrit Selimi, një gjë e tilla ndoshta duhet të ndodhë edhe në Kosovë.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, ai ka thënë se supermarketet e mëdha në Kosovë patën fitim rekord gjatë vitit 2024.
“Kam shkruar rregullisht për çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë. E dimë në fakt se supermarketet e mëdha kanë pasur fitime rekorde gjatë vitit 2024, gjë që tregon jo vetëm inflacion, por edhe rritje të çmimeve. Pra, ndoshta disa bojktote duhen edhe në Kosovë, si në Kroaci”, ka shkruar Selimi.
I’ve been posting regularly about price of groceries in Kosovo. We know for a fact biggest supermarket chains have indicated record profits in 2024, which indicates not only inflation but some price gouging. So maybe some boycotts are warranted in Kosovo too, just like Croatia. https://t.co/0PzN5Pu6ua
— Petrit Selimi (@Petrit) February 2, 2025