Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbetën të vdekur tre fëmijë, një i moshës 13-vjeçar, ndërkaq dy të tjerë 15-vjeçar.
Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen nesër në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00.
Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i lindur më 25 mars 2009 dhe Ramë Mehmetaj i lindur më 7 gusht 2009.

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë
“I kemi gjetur nën rrënoja në bazë të telefonave”, flet familjari i tre viktimave në Gjakovë
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Gjithçka që dihet deri më tani nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?