Selimi: Uniteti është çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon

 

Në vizitën zyrtare në Shqipëri, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka takuar Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit.

Me këtë rast, ministri Selimi falënderoi Presidentin Meta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë për Republikën e Kosovës.

“Uniteti është çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Populli shqiptar ka në qenësinë e tij vlerat euro-atlantike dhe e vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE, aty ku përket natyrshëm, është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe të çdo hallke të sistemit të drejtësisë”, deklaroi ministri Selimi.

Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, rikonfirmoi angazhimin e plotë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha drejtimet./21Media

Back to top button