Selmanaj – Bislimi: Diagnostikimi i hershëm eleminon progredimin e astmës

 

Alergoimunologia Bardha Selmanaj – Bislimi, në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, tregoi më shumë rreth diagnostikimit të astmës.

Sipas saj, prova primare bëhet përmes aparatit të spirometrit, si rregull është testi i provokimit me metakolinë por, kjo e dyta nuk është shumë e preferueshme për shkak të rrezikut të lartë të shkaktimit të ndonjë ataku astmatik te pacienti, konkretisht konsiderohet e dëmshme.

Në të zakonshëm, Selmanaj – Bislimi pohon se metoda më e përdorur është ajo me bronkodilatator ose zgjerues të frymëmarrjes, që ndihmon për të parë ndryshimet para dhe pas te pacienti, brenda një kohëzgjatje prej dhjetë minutave.

“Ne përcaktohemi në bazë të spirometrisë, mandej edhe bëhen edhe analizat tjera, anamneza familjare”, bëri të ditur alergoimunologia.

Preferohet që sa më heret të bëhet diagnostikimi, pasi kjo ndihmon në eleminimin e shkaktarëve që e progredojnë këtë patologji, ku qëllimi kryesor është menagjimi i sëmundjes.

Të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara por, numri me i madh janë raste që fillojnë nga fëmijëria, që nënkupton se fëmijët janë më të ndjeshëm.

Një kollitje e vazhdueshme pa temperarturë, problemet me frymëmarrje ose nëse gjatë një aktiviteti fizik, shembull vrapit, ngacmimi i një kolle të vazhdueshme, dhmbja e krahërorit, të gjitha këto janë sinjale për një vizitë të patjetërsueshme te mjeku.

“Shembull nësë bëhet testimi më herët, verifikohet që një fëmijë ka bronhite të shpeshta, kollitje pa temperaturë dhe është trajtuar një kohë të gjatë me antibiotikë, ka raste kur ka ndikim antibiotiku, por ka raste kur edhe nuk ka ndikim, sa më i hershëm testimi aq më leht evitohen këto probleme”, shtoi tutje Bardha Selmanaj – Bislimi./21Media

 

Back to top button